Vrasja në Prishtinë/ Prokuroria siguron pamjet nga kamerat e sigurisë, autori ende në arrati

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se mbrëmë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ka ndodhur një vrasje e rëndë.

Sipas Prokurorisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën Agron Hajdari, i njohur me nofkën Radulla.

Menjëherë pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurori Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, si dhe njësitet e tjera relevante, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në kuadër të këtyre veprimeve është mundësuar sigurimi dhe analizimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia K9, me qëllim të gjurmimit të lëvizjeve të personit të dyshuar dhe viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve intensive hetimore dhe operative me qëllim të arrestimit të personit të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...