Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

PUBLIKUAR

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i drejtohet opinionit publik dhe gjithë besimtarëve me një mesazh urimi.

Tërnava do të iu drejtohet qytetarëve nga Salla e Fakultetit të Studimeve Islame me fillim nga ora 11:00, transmeton Klankosova.tv.

Nesër, e mërkurë, shënohet Kurban Bajrami, ndërsa manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

BIK ka njoftuar se manifestimi fillon në orën 4:25, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Arbnor ef. Sinani – kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Ndërsa, namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:40, të cilit do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu Tërnava.

SHIKO MË SHUMË

Murati thotë se Kuvendi i konstituua në mungesë të një nënkryetari të PDK-së

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se seanca e sotme “...

LDK-ja e njeh konstituimin e Kuvendit: Për 20 minuta u zgjidh, kështu është kur ka vullnet politik

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës e konsideron gjithashtu të konstituuar...

Miftaraj: Kuvendi nuk u konstitua, Kurti përmes Haxhiut sapo bëri shkelje të re kushtetuiese

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi...