Policia arreston një shtetas turk që shkoi në stacionin e tyre në Prishtinë, thonë se nxori një thikë nga xhepi

PUBLIKUAR

Një shtetas turk, 25-vjeçar, është paraqitur në stacionin policor në Prishtinë dhe derisa ka komunikuar në gjuhën turke, ai ka nxjerrë një thikë nga xhepi.

Për këtë ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje derisa intervistimi i tij do të bëhet pas sigurimit të përkthyesit dhe avokatit, tha policia.

“STP Jugu, Prishtinë 22.05.2026 – 17:00. I dyshuari mashkull shtetas turk i moshës 25 vjeçare, është paraqitur në stacion policor, i njëjti ka folur në gjuhen turke, gjatë komunikimit i dyshuari nga xhepi ka nxjerre një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit kujdestar është dërguar ne mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të sigurohet përkthyesi dhe në prezenca e avokatit mbrojtës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...