Një person gjuan me armë në drejtim të një veture në Drenas, tjetri e godet me mjet të fortë, policia arreston njërin

PUBLIKUAR

Një person në Drenas ka shtënë me armë në drejtim të një veture, ndërsa tjetri e ka dëmtuar atë me një mjet të fortë, tha policia.

Njëri nga dy të dyshuarit u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

Policia tha se nga ky rast, që e cilësoi si “vrasje në tentativë”, u shkaktuan vetëm dëme materiale në veturë.

“Rr. “Imer Alushani”, Gllogoc 21.05.2026 – 00:40. Viktima mashkull kosovar raporton se dy të dyshuar, njëri prej tyre i armatosur me një pistoletë, ka shtënë dy herë në drejtim të veturës së viktimës, kurse i dyshuari tjetër me një mjet të fortë ka goditur veturën e viktimës. Raportohet vetëm për dëme materiale të shkaktuara në veturë. Është arrestuar njëri nga dy të dyshuarit, ku të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë me një karikator pa fishek. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”.

 

SHIKO MË SHUMË

Lushtaku publikon raportin e Policisë: Qartë thotë se s’ka pasur sulm – Kurti do përgjigjet në gjykatë

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë raportin e...

Sveçla: Nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Shtetësi

Ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se...

Gjini pret në takim ambasadorin italian: Në këtë udhëkryq politik, mbështetja e aleatëve tanë perëndimorë është jetike

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim...