Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për rrëmbim në Prishtinë

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve A.H., H.A., A.G. dhe T.A., për veprën penale “Rrëmbimi në bashkëkryerje”, ndaj të pandehurit  A.H. për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndaj të pandehurit A.G. për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve dhe për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.

Është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.H., H.A., A.G. dhe T.A., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilin.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate pasi që, ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës në këtë fazë të procedurës penale”.

“Gjykata gjithashtu konsideron se nëse të pandehurit lihen në liri ekziston rreziku që të njëjtit do të përsërisin veprat penale, duke pas parasysh se të njëjtit janë përsëritës të veprave penale, andaj masa e paraburgimit është masë adekuate duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...