Policia godet kontrabandën e kafshëve në Ferizaj

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në fshatin Rakaj të Ferizajt, ku janë zbuluar 108 krerë dele që dyshohet se mbaheshin dhe kontrabandoheshin në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë, 100 dele ishin pa matrikuj dhe pa dokumentacion përcjellës për origjinën apo kontrollin veterinar, duke paraqitur rrezik për sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës godet rrjetin e kontrabandës së kafshëve

Policia Kufitare godet rrjetin e kontrabandës së kafshëve të imta (dele) në Ferizaj, rrezik serioz për shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore.
Më 19.05.2026, pas pranimit të informatës nga SP-Ferizaj, Policia Kufitare Jugu, njësitet kompetente policore kanë realizuar një operacion të koordinuar në fshatin Rakaj, Ferizaj, ku dyshohej për mbajtje dhe kontrabandim të paligjshëm të kafshëve.

Me urdhër të prokurorit kujdestar në Ferizaj, në bashkëpunim me njësite relevante policore dhe inspektorit të AUV-it është kryer kontroll në pronën e të dyshuarit L. K. dhe dy lokacione tjera.

Gjatë operacionit policor janë hasur gjithsej 108 krerë dele, shumica (100 prej tyre) pa numra matrikuli dhe pa asnjë dokumentacion përcjellës mbi origjinën apo kontrollin veterinar. Në dy lokacionet tjera të kontrolluara në bazë të inspektorit të AUV-it nuk ka gjetur ndonjë shkelje ligjore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Shtetit, i cila ka rekomanduar që rasti të iniciohet ‘kundërvajtje doganore’. Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës në Han të Elezit për procedim të mëtutjeshëm.
Policia Kufitare mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe çdo veprimtarie që rrezikon sigurinë, ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në koordinim me organet kompetente.

SHIKO MË SHUMË

17 raste të fruthit për më pak se një muaj në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 17 raste...

Vjosa Osmani mesazh Konjufcës nga një sallon: Puna e çon Kosovën përpara, gratë janë shtylla e vendit

Vjosa Osmani ka publikuar një postim në Facebook ku shfaqet me disa nga kandidatet...

17 raste të fruthit brenda një muaji në Kosovë, IKShPK me apel për vaksinim të fëmijëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në periudhën 16...