Spitali i Pejës del me njoftim për aksidentin në Dollc: Dërgohet në QKUK njëri nga të lënduarit

PUBLIKUAR

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 04:55 në Dollc të Klinës, ku një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Spitali rajonal i Pejës, ka njoftuar se si pasojë e aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Njëri nga të lënduarit është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, ndërsa dy të tjerë janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile.

“Si pasojë e një aksidenti trafiku, në spitalin tonë janë pranuar 4 persona të lënduar. Pas ofrimit të trajtimit mjekësor: 1 person është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), 1 person po vazhdon trajtimin në spitalin tonë, ndërsa 2 persona, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile.

Sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente, një person tjetër ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, por nuk është sjell në Spitalin e përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...