OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është gjuhë helmuese, kush e kalon kufirin do t’i përgjigjemi me vendosmëri

PUBLIKUAR

OVL e UÇK-së ka reaguar përmes një njoftimi për media duke e dënuar ashpër gjuhën që Sami Lushtaku thotë se është përdorur kundër tij nga zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani.

Sipas Lushtakut, Mehani e ka quajtur “Sami Serbia”, gjuhë ndaj të cilës thotë se kanë reaguar pastaj qytetarët.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon ashpër gjuhën fyese të përdorur ndaj ish-ushtarëve dhe komandantëve të luftës çlirimtare”, thuhet në komunikatë.

OVL e UÇK’së thotë se ta cilësosh një gjeneral të UÇK’së si “njeri i Serbisë” është e papranueshëm dhe politikisht helmuese.

“Të quash një gjeneral të UÇK-së “njeri i Serbisë”, ata që u rreshtuan për lirinë e Kosovës, është e ulët, e papranueshme dhe politikisht helmuese. Asnjë interes partiak, asnjë mëri personale dhe asnjë rivalitet mes politikanëve nuk i jep askujt të drejtën të njollosë luftën çlirimtare apo të çnderojë burrat që derdhën gjakun për këtë shtet”, potencon OVL.

“Ajo që po shohim tani, një fushatë përshkallëzuese fyerjesh, etiketimesh dhe urrejtjeje e drejtuar ndaj veteranëve të UÇK-së dhe komandantëve të tyre, nuk është debat demokratik. Është degradim moral. Dëmtohet jeta publike, thellohen ndasitë dhe sulmohet vetë themeli mbi të cilin u farkëtuan liria dhe sovraniteti i Kosovës.

Kërkojmë që çdo subjekt politik dhe mbështetësit e tyre të distancohen qartë dhe menjëherë nga një gjuhë e tillë. Mospajtimet politike nuk mund të kthehen në sulm ndaj luftës çlirimtare. Kushdo që e shkel këtë kufi, do të përballet me përgjigjen tonë të vendosur, publike dhe të pakompromis”, përfundon njoftimi.

SHIKO MË SHUMË

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...

Vdes Flora Brovina

Flora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte mjeke pediatre, poete...

Sot mbahet seanca gjyqësore në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet në mungesë gjykimi ndaj 53...