Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”, dy infermieret e reja nga Lipjani, Eduarda dhe Bleona, kanë përcjellë një mesazh të rëndësishëm përkushtimi, humanizmi dhe profesionalizmi.
Përmes angazhimit të tyre, ato treguan rëndësinë e këtij profesioni dhe rolin thelbësor që ai ka në sistemin shëndetësor. Si përfaqësuese të gjeneratës së re, dy infermieret dëshmuan se janë të dedikuara në shërbim të pacientëve dhe komunitetit, duke u bërë shembull i vullnetit për punë.
Ky përfaqësim ka zgjuar ndjenjë krenarie, duke vënë në pah një brez të ri që premton shumë dhe kontribuon drejtpërdrejt në ndërtimin e një të ardhmeje më të shëndetshme për të gjithë.


