Kontrollohen mbi 5 mijë kamionë e autobusë, shqiptohen mbi 400 gjoba

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka thënë se ka përmbyllur me sukses javën e aktiviteteve operacionale në kuadër të rrjetit evropian të policive rrugore, ROADPOL, duke fokusuar kontrollet te mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.

Në periudhën prej 4 deri më 10 maj 2026, njësitë e trafikut kanë shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore të vendit me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj jave janë realizuar gjithsej 834 pika kontrolli të mjeteve, ku janë ndaluar dhe verifikuar 5,344 kamionë dhe autobusë.

“për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 416 gjoba për kundërvajtje të ndryshme”, tha policia në njoftim.

“Ky plan operacional ka pasur për fokus specifik kontrollin e rreptë të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, si kategori me rrezikshmëri të lartë në rastet e aksidenteve rrugore”, njoftoi policia.

SHIKO MË SHUMË

PDK-ja publikon 110-shen e saj për zgjedhjet e 7 qershorit

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën me 110 kandidatë për deputetë. Zgjedhjet do të...

Katër parti politike nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

KQZ-ja ka pranuar listat me 917 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike për...

Lista Serbe dorëzon listën për deputetë, kandidate edhe ish-drejtoresha e OJQ-së Radosavleviq

Lista Serbe ka publikuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në listë gjenden...