Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

PUBLIKUAR

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda institucionit.

Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme, salla e sportit dhe ambientet e tjera përcjellëse.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.

Pas përfundimit të bastisjes nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Gjatë kontrollit janë larguar sende të tepërta nga dhomat e të burgosurve dhe hapësirat e përbashkëta.

Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon të burgosurit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij aksioni, i cili ka për synim ruajtjen e sigurisë dhe krijimin e një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.

SHIKO MË SHUMË

Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën që shkon drejt bjeshkëve të Junikut, Komuna del me njoftim për qytetarët

Komuna e Junikut ka njoftuar qytetarët e saj se rruga drejt bjeshkëve është e...

Pse nuk mori pjesë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami në mbledhjen e Këshillit, deklarohet Abdixhiku

Sot në mbledhjen e Këshillit të Lidhjes Demokratike të Kosovës u vendos që Vjosa...

Lumir Abdixhiku konfirmon unitetin e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar mirëseardhjen e Vjosa Osmanit...