Lutfi Haziri i LDK-së ka ndarë detaje nga agjenda e takimit që do të mbajë pas pak Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
“Natyrisht që do vendoset politika e nominimit dhe lista zgjedhore prej 110 burrave dhe grave që kanë me qenë pjesë e garës së përbashkët. Dikujt ia ka mbyllë e dikujt ia ka hapur mundësitë dhe ne ftojmë të gjithë rugovistët, besimtarët në Republikën e Kosovës, t’i bashkohet kësaj liste për ndryshimin e madh” deklaroi Haziri.
Ai tha se për emrat e Vjosa Osmanit, dera është e hapur për të gjithë ata që janë të gatshëm dhe kanë mundësi e vullnet.
Haziri konfirmoi edhe derën e hapur për Agim Veliun.
Ky është deklarimi i plotë i tij:


