Punëtori në Fushë Kosovë bie nga lartësia – Policia, Prokuroria e Inspektorati i Punës nisin hetimet

PUBLIKUAR

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku një person ka rënë nga një objekt ku ka qenë duke punuar.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

‘’Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në Fushë Kosovë, derisa ishte duke punuar.’’, ka thënë ajo.

E njëjta, ka shtuar se punëtori është dërguar në QKUK, kurse policia, prokuroria e inspektorati i punës kanë nisur hetimet.

‘’Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast’’, ka përfunduar Ahmeti për Express

SHIKO MË SHUMË

Supremja shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ...

Abdixhiku e Osmani takohen me mësimdhënës: Kosova ka nevojë ta kthejë arsimin në prioritet të vërtetë kombëtar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me ish-presidenten, Vjosa Osmani,...

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se...