Ushtarët e FSK kryejnë kurs për snajper: Ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve taktike të pjesëtarëve

PUBLIKUAR

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se, komanda e Droktrinës dhe Stërvitjes, ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e  Liderit Luftarak”, e cila është realizuar nga Qendra e Stërvitjes Profesionale.

Nga FSK është bërë e ditur se ky kurs profesional, është realizuar me qëllim të ngritjes së kapaciteteve taktike operacionale të pjesëtarëve të FSK’së.

Postimi:

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e  Liderit Luftarak”

Kursi Bazë për Snajper u realizua nga Qendra e Stërvitjës Profesionale, ky kurs profesional u realizua me qëllim të ngritjes së kapaciteteve taktike operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, duke u trajnuar për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibre të ndryshme ndërsa Kursi i Liderit Luftarak u realizua nga Shkolla e nënoficerëve ku gjatë kursit, pjesëmarrësit kaluan trajnim intensiv në fushat e udhëheqjes ushtarake, planifikimit operacional, komunikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të procedurave taktike në terren. Përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët demonstruan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi.

SHIKO MË SHUMË

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim...

Gruda: Nesër duam t’i shohim të lirë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, vendimin ndryshe e kundërshtojmë me vendosmëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është shprehur se PDK nesër pret...

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...