126 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës

PUBLIKUAR

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky raport nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet përmbledhëse të inspektimeve, të realizuara në kuadër të këtij aksioni.*Në kolonën ku është cekur numri total i ndalimeve të punimeve, nënkuptohet automatikisht edhe numri total i kërkesave për kundërvajtje.

Në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet ndaj të cilave është shqiptuar masa e ndalimit të punimeve procesohen automatikisht në Gjykatë për kundërvajtje, përkatësisht për shkeljet e konstatuara.

Procesi i riinspektimeve do të zhvillohet në ditët në vijim të aksionit, sipas afateve kohore të përcaktuara nga inspektorët për eliminimin e parregullsive.

Eliminimi i parregullsive nënkupton procesin kur subjekti i inspektuar ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e gjendjes së SShP-së.

Rastet e proceduara në polici nënkuptojnë rastet kur punëkryerësit/investitorët kanë vazhduar punimet në kantier në kundërshtim me vendimin e inspektorëve për ndalim të punimeve, si dhe dëmtimin e shiritit ndalues.

Rastet e paraqitura në polici nuk barazohen numerikisht në tabelë, pasi ato janë raste ndaj punëdhënësve/investitorëve që kanë në fuqi vendim për ndalim të punimeve.

Shifrat e paraqitura në tabelë janë të dhënat numerike të realizuara deri më datë 30.04.2026.

Aksioni ka vazhduar edhe pas datës 30.04.2026 me aktivitete të monitorimit dhe riinspektimit të subjekteve ndaj të cilave është shqiptuar masa “Ndalim i Punimeve” apo vërejtje për evitimin e parregullsive.

SHIKO MË SHUMË

Bedri Hamza lë email’in për ata që duan të kandidojnë për deputetë: Lista jonë s’është vetëm politike, më kontaktoni

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, tha se lista e partisë së tij me kandidatët...

​IKSHPK qetëson qytetarët, rreziku nga Hantavirusi në Kosovë mbetet shumë i ulët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rreziku nga infeksioni me...

Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon afati për dorëzimin e listave...