Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në Prishtinë.
Në raportin policor bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Rr.C, Prishtinë / 01-04.05.2026. Më 04.05.2026 është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, dhe disa çanta”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe rasti po hetohet. /Telegrafi/


