8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

PUBLIKUAR

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill 2026, në Kosovë janë konfirmuar 8 raste të fruthit, ndërsa 2 raste të tjera mbeten të dyshimta.

Sipas IKSHPK-së, të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) dhe janë duke marrë trajtim spitalor, çka tregon për rrezikun e komplikimeve që mund të shkaktojë kjo sëmundje shumë ngjitëse.

Instituti u bën thirrje prindërve që të kontrollojnë dhe plotësojnë kalendarin e vaksinimit të fëmijëve në qendrat e mjekësisë familjare, si dhe të shmangin kontaktin me persona të dyshuar me fruth. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, skuqje të lëkurës, kollë dhe rrufë, ndërsa rastet e dyshimta duhet të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

IKSHPK thekson se vaksinimi mbetet masa më efektive për parandalimin e fruthit dhe njofton se po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike, identifikimi i fëmijëve të pavaksinuar dhe vaksinimi në terren përmes ekipeve mobile.

 

SHIKO MË SHUMË

Ymeri: Qeveria po fsheh certifikatat e grurit nga Serbia, mbi 1.6 milionë kilogramë kaluan në një muaj

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar deputetët e VV-së, Armend Mujën dhe Mimoza...

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Milazim Thaçi, kushëri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rrëfyer për “Debat Plus” një bisedë...

Haradinaj: Marre që s’janë mbledhë hala me ia marrë mandatin Speciales

Daut Haradinaj nga Aleanca ka thënë që sa më shumë vonohet Parlamenti për t’u...