S’ndalen tragjeditë në vendin e punës, një person humb jetën në Gjakovë

PUBLIKUAR

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditën e sotme, në Meqë të Gjakovës, ku një person ka ndërruar jetë.

Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, viktima ishte duke drejtuar kamionin, kur humbi kontrollin mbi të dhe mjeti transportues rrëshqiti, duke rënë mbi viktimën.

“Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor (mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të” ka deklaruar Krasniqi.

Pas intervenimit të njësiteve policore, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve, është konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë.

“Lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje” përfundoi Krasniqi./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Ymeri: Qeveria po fsheh certifikatat e grurit nga Serbia, mbi 1.6 milionë kilogramë kaluan në një muaj

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar deputetët e VV-së, Armend Mujën dhe Mimoza...

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Milazim Thaçi, kushëri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rrëfyer për “Debat Plus” një bisedë...

Haradinaj: Marre që s’janë mbledhë hala me ia marrë mandatin Speciales

Daut Haradinaj nga Aleanca ka thënë që sa më shumë vonohet Parlamenti për t’u...