Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë individuale, të organizuar nga ekspertë nga policia e Suedisë për fuqizimin e mëtejmë të kapaciteteve të zyrtarëve të vijës së parë të policisë në veri të Kosovës.
Sipas EULEX-it, programi i trajnimit u zbatua si pilotiniciativë.
“Përmes kombinimit të instruksionit teorik me ushtrime reale dhe të bazuara në skenarë, trajnimi ka për qëllim t’i pajisë rreth 300 zyrtarë nga Policia e Kosovës me shkathtësi esenciale për reagim efektiv në situata emergjente, në të mirë të përgjithshme të të gjitha komuniteteve” deklaron EULEX-i.
Bëhet e ditur se programi do të vazhdojë përgjatë muajve në vijim, me faza shtesë që janë planifikuar të zgjerojnë shtrirjen dhe ndikimin.


