Abdixhiku para seancës: Nuk marrim pjesë në këtë shou politik, Kurti do të zgjedhë presidentin karate – Osmanin do ta zgjedhë populli

PUBLIKUAR

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para nisjes së seancës për presidentin, deklaroi se “LDK-ja e konsideron që ky është shou njëpartak që nuk i shërben interesave të Republikës dhe nuk marrim pjesë në një shou të tillë, tha ai”.

Abdixhiku tha se nënshkrimet nuk dorëzohen te LVV-ja, por shtoi se Kurti do kuorum që të zgjedhë presidentin karate.

Ai tha se LDK i ka 15 nënshkrime për kandidatin e LDK-së.

“Tani i kuptojmë këto përpjekje që dëshirojnë të krijojnë rast në Gjykatë Kushtetuese, konsiderojmë që është kosto shumë e madhe të luhet kaq shtrenjtë me fatin e Republikës për me dal në zgjedhje. Shteti nuk është hajgare”, tha Abdixhku para mediave, transmeton Express.

Sipas tij, vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

Ai tha pse Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, duke u shprehur “ndoshta Kurti nuk do me zgjedhë, por ja që jam i bindur që populli i Kosovës ka me zgjedhë”.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...