Seanca shtyhet për orën 19:00, Haxhiu lutje opozitës: Në vend që t’u bëni presion kandidatëve, ejani në seancë

PUBLIKUAR

Është shtyrë për në orën 19:00 sdeanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, u bërë thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në senacë.

Ndërsa tha se opozita në vend që të iu bëjë presion kandidateve që të tërhiqen nga gara, duhet të jenë të pranishëm në senacë dhe të flasin nga aty, jo nga zyret e tyre.

“Përkundër faktit që i kam bërë thirrje  deputeteve që të vijnë në seancë, siç po e shihni depuetetet nga opozita s’janë të pranishëm. Detyrohen që t’i adresojë përgjegjësitë që deputetet që i kanë në raport me obligimet kushtetuese. S’kam pranuar asnjë njoftim për arsyet e mungesë s  së deputeteve. Në këto rrethana deputetet duhet të ndihen të obliguar që të marrin pjesë në seanca. Edhe njëherë i ftoj dhe i lus që të jenë të praniishëm në seancë. Në vend që t’i bëjnë presion kandidateve që të tërhiqen nga gara. I ftoj që të vijnë dhe nëse kërkojnë fjalë ua japim, por jo të flasin nga zyrat e tyre. Këtu është vendi ku duhet të  flasin. I lus që të vijnë në këtë seancë”, tha Haxhiu./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për...

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike...

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Eugen Cakolli, duke reaguar lidhur me vendimin dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së,...