KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues

PUBLIKUAR

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për të çuar përpara zgjedhjen e Presidentit pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues, duke paralajmëruar se një veprim i tillë cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues dhe funksionimin e demokracisë parlamentare në vend.

Në reagimin e tij,  KDI thekson se vendimet dhe praktika e Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kanë sqaruar qartë standardin që duhet ndjekur për zgjedhjen e Presidentit, transmeton Klankosova.tv.

Sipas këtij standardi, procedura kërkon pjesëmarrjen e së paku dy të tretave të të gjithë deputetëve në dy raundet e para të votimit, ndërsa vetëm pas përmbushjes së këtij kushti mund të vazhdohet në raundin e tretë.

Sipas KDI-së, transmeton Klankosova.tv çdo tentativë për të anashkaluar këtë rend kushtetues dhe për të zgjedhur Presidentin me një numër të kufizuar deputetësh në sallë përbën shkelje të hapur të Kushtetutës dhe deformim të parimeve themelore kushtetuese.

Instituti nënvizon se nuk ekziston asnjë bazë ligjore që lejon uljen e kuorumit, pavarësisht pretendimeve për mungesë të deputetëve.

KDI vlerëson se një qasje e tillë krijon precedent të rrezikshëm dhe hap rrugë për interpretime të njëanshme të rregullave kushtetuese.

Për këtë arsye, u është bërë thirrje deputetëve që të respektojnë standardet kushtetuese dhe të shmangin veprime që mund të thellojnë krizën institucionale në vend.

Në fund, Instituti ka kërkuar nga përfaqësuesit e zgjedhur që të ndalojnë çdo veprim që cenon rendin kushtetues dhe të rikthehen në respektimin e plotë të procedurave të përcaktuara me Kushtetutë.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...