Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, ku ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partia e tij, për diskutim lidhur me çështjen e presidentit, raporton Klankosova.tv

Kurti e nisi fjalën e tij me afatin kushtetutes që është drejt fundit, duke i përmendur zgjedhjet e reja, raporton Klankosova.tv

“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit  të Republikës. Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë prej 16 muajve. Pra pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje. Zgjedhjet e reja do të frenojnë punën e Qeverisë.”

Ai tha se Vetëvendosje nuk ka ikur nga përgjegjësia asnjëherë.

“Akuzat se VV ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur as në mars të vitit 2021, as në shkurt të këtij viti, asnjë vonesë, asnjë ngurrim dhe asnjë shmangie ën marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e matshme dhe e verifikueshme.” /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për...

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike...

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Eugen Cakolli, duke reaguar lidhur me vendimin dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së,...