Osmani: 27 Prilli, plagë e hapur për Kosovën

PUBLIKUAR

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita Kombëtare e të Zhdukurve në Kosovë është ende një plagë e hapur për Kosovën.

Osmani ka bërë homazhe te Memoriali i Personave të Zhdukur në Prishtinë.

“27 Prilli mbetet plagë e hapur për Kosovën.
Familjet ende presin. Disa për një varr. Disa për një përgjigje. Që të gjithë në ankth.
Kosova kërkon drejtësi të plotë. Serbia duhet të hapë arkivat dhe të japë llogari për krimet. Mbajtja e të zhdukurve me dhunë dhe fshehja e varrezave masive është krim i përsëritur i Serbisë.
E ardhmja ndërtohet vetëm mbi të vërtetën. Paqja e vërtetë ndërtohet vetëm kur ka drejtësi.
E vërteta e vetme është se Serbia ende fle mbi varreza massive”, shkruan Osmani në reagim.

 

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...