Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Bujar Gashi ka marrë detyrën si Drejtor i Shëndetësisë në kryeqytet.
Rama, ka falënderuar drejtorin e deritanishëm Izet Sadikun, i cili, ka thënë Rama, ka dëshmuar jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve dhe sistemit shëndetësor.
Postimi:
Bujar Gashi merr detyrën si Drejtor i Shëndetësisë në Kryeqytet, duke sjellë me vete një përvojë të gjatë profesionale dhe besimin e madh qytetar, si asamblisti më i votuar në zgjedhjet e fundit.
Ky besim është dëshmi e përkushtimit të tij në shërbim publik, dhe jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë me transparencë dhe vizion për të gjithë qytetarët.
Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për drejtorin e deritanishëm, Izet Sadiku. Gjatë mandatit të tij, ai ka dëshmuar jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve dhe sistemit shëndetësor.
Me punën e tij, korrektësinë në vendimmarrje dhe qasjen gjithmonë njerëzore, ai ka vendosur standarde të larta për drejtimin e këtij sektori. Faleminderit z.Sadiku për përkushtimin dhe profesionalizmin që do të mbeten referencë për të ardhmen. Suksese në angazhimet e ardhshme!
Urime z.Gashi për detyrën e re dhe suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve të Kryeqytetit.


