Haxhiu bën thirrje për reflektim: Vendit nuk i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme

PUBLIKUAR

Kryetarja e kuvendit, njëherazi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së kuvendit, Haxhiu tha se është gabim që, një javë para përmbylljes së afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, të flitet se kjo çështje është e mbyllur, transmeton IndeksOnline.

“Është dashur që, gjithë kjo javë që kemi pasur përpara vetes, të shfrytëzohet në drejtim të arritjes së konsensusit për të zgjedhur presidentin apo presidenten e vendit – me mandat 5-vjeçar. Vendit nuk i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme. Unë kam thënë edhe dje që situata aktuale po ngjason me situatën e vitit të kaluar, ku, edhe përkundër faktit që kishte takime, nuk kishte vullnet, as minimumi i vullnetit, për të dalur nga ngërçi apo bllokada e krijuar vitin e kaluar. Prandaj, është e rëndësishme që palët të reflektojnë, të kihet parasysh mesazhi që kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, tha Haxhiu, përpara mediave.

Afati i fundit për të zgjedhur kryetarin e shtetit është 28 prill./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Protesta e OVL-së, policia del me plan operativ

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 12:00 në sheshin ‘’Skenderbu’’ në Prishtinë...

Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për...

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike...