“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

PUBLIKUAR

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen nga Lista Guxo, Fatos Geci ka nxitur reagime të shumta në vend.

Deputeti Fatos Geci duke folur gjatë seancës parlamentare të së martës gjersa ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit, çështjen e ka ndërlidhur me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Dua të përshëndes vendimin e gjykatës për dënimin e Naim Murselit dhe ju që shpresoni që lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, është shprehur Geci në Kuvend.

E sa a distancohen nga kjo deklaratë është pyetur sot kryeministri i vendit, Albin Kurti, raporton Telegrafi.

Ai ka thënë se tashmë për këtë është deklaruar kryetarja e Grupit Parlamentar e LVV-së, Arbërie Nagavci.

“Tashmë kjo ka ndodh nga kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së. E dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale, e cila është gjykatë jonormale dhe jotransparente. Jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit t Kosovës, bartëse e së cilës ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në pafajësinë e krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha Kurti.

Sipas tij, edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ia tërhoqi vërejtën dhe ia ndërpreu fjalën deputetit dhe për shkak të gjuhës dhe komentit.

“Unë jam vetëm kryetar i LVV-së dhe kryeministër, nuk jam kryetar i ndonjë komisionit disiplinor. Aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër”, tha ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...