Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare brenda 24-orëve të fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.
Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, policia ka shqiptuar gjithsej 1,795 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.
Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 13 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.


