Shala: Qytetari po paguan taksë jomeritore – sektori energjetik në situatë të rënduar

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka deklaruar se fusha e energjisë elektrike në Kosovë është në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët, Shala tha se qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore.

“Grupi Parlamentar i PDK-së ka thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth situatës së përgjithshme energjetike. Kemi përcjell në vazhdimësi si GP, gjithë situatën e këtij vendi të energjisë, kemi përcjell mënyrën e menaxhimit dhe shkallën e investimeve në këtë sektor, kemi përcjell dhe nxjerr rezultate profesionale të mbështetura në raporte zyrtare. Tashmë kemi ardhur në përfundim jo vetëm ne si Grup Parlamentar, por edhe shoqëria civile dhe opozita në tërësi që qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore, dhe se sektori energjetik është në situatë të jashtëzakonshme të rënduar në çdo dimension”, tha Shala./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka...

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë i bashkohet protestës

Sot është duke u zhvilluar protesta në Prishtinë, e thirrur nga OVL-UÇK, kundër vendimit...

Endrit Thaçi merr pjesë edhe në protestën e sotme bashkë me Bedri Hamzën

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, po merr pjesë edhe në protestën e sotme...