Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

PUBLIKUAR

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij, është liruar nga Klinika e Pediatrisë në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e QKUK’së, Mirlinda Qyqalla, e cila tha se ai tashmë është marrë nga Qendra për Punë Sociale në Gjakovë.

“Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara, bazuar në të dhënat zyrtare nga Klinika e Pediatrisë, ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile. Fëmija është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së djeshme. Është marrë nga QPS në Gjakovë”, tha ajo.

Për këtë rast që tronditi opinionin është dorëzuar së fundi raporti final te Ministria për Punë dhe Familje ku u konstatua se fajtore kishte qenë Qendra për Punë Sociale e Lipjanit.

Kreu i kësaj ministrie, Andin Hoti, tha se e ka marrë raportin final pasditen e së mërkurës nga Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

Ai paralajmëroi masa ndëshkuese për të gjithë që janë evidentuar për mostrajtim të duhur të rastit.

“Raportin çuditërisht e kam pranuar sot. Njëra prej të gjeturave të raportit thotë që në vendimin e Gjykatës të vitit 2023 i ka obliguar Qendrën për Punë Sociale për monitorimin e familjes në raport me fëmijët. Pra, e ka obliguar Qendrën për Punë Sociale në raport edhe me prindërit për shëndetin mendor të tyre, që QPS-të nuk merren me shëndetin mendor, janë Qendrat për Shëndetin Mendor që merren me shëndetin mendor, jo QPS-së. Sidoqoftë, është nën hetim prej Prokurorisë. Çka mund të ndërmarrim tjetër ne është një propozim ndaj kryetarit të komunës së Lipjanit që me i qit në masa disiplinore të gjithë stafin e Qendrës për Punë Sociale që është në Lipjan dhe këtë do ta bëjmë nesër, sepse sot është jashtë afatit të punës dhe të shqyrtohen nëse ata vërtetë i kanë ndjekur masat”, ka thënë Hoti më herët për KP.

Pesëvjeçari kishte marrë trajtim intensiv në QKUK pas keqtrajtimit nga prindërit e tij.

Për dy prindërit e tij, me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ishte caktuar masa e paraburgimit. Ndërkaq, gjashtë fëmijët të kësaj familje janë marrë nën përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale të Lipjanit./Express/

SHIKO MË SHUMË

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...

Kjo është sasia e drogës që u kap dje në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka tentuar të ndalojë një veturë të tipit...