Dogana publikon rregullat e reja, deri në 430 euro mallra pa taksa për udhëtarët

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka publikuar një njoftim lidhur me kufirin e patatueshëm për mallrat që udhëtarët sjellin me vete në bagazh personal gjatë hyrjes në vend, duke sqaruar rregullat dhe limitet që vlejnë sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas njoftimit, mallrat në bagazhin personal të udhëtarëve që vijnë nga jashtë Kosovës lirohen nga detyrimet e importit, përderisa ato janë për përdorim personal dhe nuk kanë qëllim tregtar. Në këtë kategori përfshihen vetëm mallrat që kanë natyrë të rastit dhe që nuk lënë dyshime se janë për shitje, ndërsa përjashtohen kontejnerët portabël që mbajnë karburante.

Dogana sqaron se çdo udhëtar është i obliguar të deklarojë mallrat nëse vlera e tyre tejkalon kufirin e lejuar ose nëse ato janë për qëllime tregtare.

Sa i përket limiteve, udhëtarët që hyjnë në Kosovë përmes rrugëve tokësore apo hekurudhore mund të sjellin mallra pa taksa deri në vlerën 300 euro për person, ndërsa ata që udhëtojnë me avion përfitojnë kufi më të lartë prej 430 euro për person. Për fëmijët nën moshën 15 vjeç, kufiri i patatueshëm është deri në 150 euro.

Ky njoftim synon të informojë qytetarët për rregullat në fuqi dhe të shmangë keqkuptimet gjatë kalimit kufitar, duke lehtësuar njëkohësisht procedurat doganore për udhëtarët.

 

SHIKO MË SHUMË

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...