Prokuroria propozon burgim të përjetshëm për të akuzuarit për sulmin në Banjska

PUBLIKUAR

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Prokurori Naim Abazi ka kërkuar nga trupi gjykues që Spasojeviq, Toliq dhe Maksimoviq të dënohen përjetësisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit të 2023-tës, që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku.

“Vendimi i vetëm proporcional në përputhje me peshën e veprës penale është burgimi i përjetshëm” deklaroi Abazi, shkruan IndeksOnline.

Ky konstatim i prokurorit ka shokuar të akuzuarit, por jo edhe të pranishmit e tjerë.

Në fjalën përfundimtare që po thuhet sot, Prokuroria ka prezantuar edhe disa dëshmi të papara më herët, ku shpërfaqet sulmi famëkeq dhe arrestimi i të dyshuarve në vendin e ngjarjes./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...