Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Godanc të Epërm në Shtime, iniciohet rast në polici

PUBLIKUAR

Kanun Veseli, zëdhënës në policinë e Ferizajt, tha për Gazetën Express se rreth orës 15:15, policia ka pranuar një thirrje nga një qytetar, i cili ka njoftuar se në fshatin Godanc i Epërm – komuna e Shtimes, një person ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Ai tha se menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë dërguar patrulla policore dhe ekipi emergjent nga Shtimja.

“Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka kryer kontrollin e personit, me ç’rast është konstatuar se ishte pa shenja jete. Më pas, lidhur me rastin janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore”, tha Veseli për Express.

“Personi i cili ka humbur jetën është L.V., 36 vjeç”, konfirmoi ai.

Veseli tha se “për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar  rasti ” Hetim mbi vdekjen””.

SHIKO MË SHUMË

KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime...

Djali i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka...

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë i bashkohet protestës

Sot është duke u zhvilluar protesta në Prishtinë, e thirrur nga OVL-UÇK, kundër vendimit...