“Ju e shihni Skenderajn si xhungël”, “A po i qet përjashta”, Musliu kapet në Kuvend me VV-në për semaforët në Skenderaj

PUBLIKUAR

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë pyetjeve parlamentare, ka pyetur ministrin Dimal Basha për semaforët në Skenderaj.

Musliu është ankuar, se ka vite në Skenderaj semaforët janë jofunksionalë dhe si pasojë po shkaktohen aksidente, ndërsa nga pyetja e deputetes Musliu, disa deputetë kanë filluar të qeshen, duke i thënë se kjo është kompetencë e Komunës dhe jo ministrit.

Deputetja ka reaguar pas përqeshjeve të deputetëve, duke thënë se ata e shohin “Skenderajn si xhungël”.

“Këtu qeshin disa, sepse këta e shohin Skenderajn si xhungël. Kryetare a po mban diciplinë, a po i qet ti përjashta apo i qes unë?”.

“Ata me mosdijen e tyre zgjedhën për me u tall me Komunë ne Skenderajt, kjo është e papranueshme dhe duhet t’i tërheqni vërejtjen”.

“Ministër, ju e dini se semaforët janë kompetencë e juaja. Pse ka vite që semaforët në Skenderaj janë jofunksionalë dhe si pasojë ka aksidente trafiku shpesh edhe me fatalitet”, ka thënë Musliu në seancën e Kuvendit.

SHIKO MË SHUMË

Rivarrimi i 8-vjeçarit të zhdukur në luftë, Haxhiu: Ditë dhimbjeje, sikur të mos mjaftonte vrasja e tij edhe trupi i tij u zhduk

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit...

Varroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti, figuronte i zhdukur gjatë luftës

Sot më 18.04.2026 në ora 13:30, në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes...

Aksioni i Inspektoratit të Punës, 34 ndalim punimesh në 48 orët e fundit

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektues në të gjithë...