PDK i kërkon Albulena Haxhiut emërimin e anëtarit të dytë në KQZ

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i është drejtuar me një letër zyrtare ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke kërkuar procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në kërkesë, PDK thekson se çështja e përbërjes së KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani, duke shtuar se përfaqësimi me dy anëtarë në këtë institucion është e drejtë kushtetuese dhe jo çështje interpretimi politik.

Partia opozitare nënvizon gjithashtu rëndësinë e respektimit të praktikës së deritanishme institucionale, sipas së cilës PDK ka qenë e përfaqësuar me dy anëtarë në KQZ, duke theksuar nevojën për ruajtjen e balancës dhe barazisë mes subjekteve politike.

Duke iu referuar nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Kosovës, PDK argumenton se shpërndarja e vendeve në KQZ duhet të bazohet në përfaqësimin e grupeve parlamentare në Kuvend.

Sipas tyre, në kushtet aktuale me katër grupe parlamentare, secili grup duhet të ketë nga një përfaqësues në raundin e parë, ndërsa vendet e mbetura të ndahen në bazë të madhësisë së grupeve, duke siguruar përfaqësim proporcional.

PDK ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmbylljen e këtij procesi, duke respektuar dispozitat kushtetuese dhe praktikat institucionale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...