Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes

PUBLIKUAR

Është mbajtur ceremonia zyrtare e dorëzimit të mandatit presidencial, ku Vjosa Osmani i ka dorëzuar detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu, e e cila ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes.

“Mirë se erdhe kryetare”, iu drejtua Osmani, Haxhiut, para se të hynin në Zyrën e presidentes.

Ceremonia u zhvillua në orën 16:00, në një organizim solemn, ku u shënua tranzicioni institucional i udhëheqjes së shtetit.

Kujtojmë se Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente në vitin 2021 me 71 vota në raundin e tretë të votimit në Kuvendin e Kosovës./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Kurti arrin në veri (Pamje)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në veri të Mitrovicës. Bashkë me të në...

Arrestohen dy persona në Mitrovicë të Veriut për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Mitrovicë të Veriut, nën...

Afër 2300 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për rreth 60 aksidente e 20 persona të arrestuar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar 2289 gjoba...