“Rezultatet tregojnë se vdekja e Festim Isufit ishte për arsye personale”, flet avokati i Rinës

PUBLIKUAR

Avokati Arianit Koci ka reaguar publikisht lidhur me rastin e vdekjes së Festim Isufi, duke theksuar se rezultatet e hetimeve zyrtare tregojnë se bëhet fjalë për rrethana të natyrës personale.

Përmes një postimi në facebook, Koçi ka bërë të ditur se Rina Maloku është vendosur padrejtësisht në qendër të dyshimeve nga një pjesë e opinionit publik pas vdekjes tragjike të bashkëshortit të saj.

Sipas tij, hetimet nuk e lidhin në asnjë formë znj. Maloku me këtë rast, duke hedhur poshtë dyshimet që kanë qarkulluar në publik.

Postimi i plotë:

Rina Maloku u vendos padrejtësisht në qendër të dyshimeve në një pjesë të opinionit publik pas vdekjes tragjike së bashkëshortit të saj, Festim Isufi.

Nga rezultatet e hetimeve zyrtare del se rrethanat e kësaj vdekjeje janë të natyrës personale dhe nuk e lidhin znj. Rina Maloku me këtë rast në asnjë formë.

Pas një humbjeje të rëndë personale, znj. Rina Maloku është përballur edhe me një barrë të padrejtë publike.

Kërkoj nga opinioni që të ketë parasysh plagët e rënda shpirtërore që ky rast tragjik i ka lënë, dhe të tregojë kujdes e përgjegjësi në mënyrën se si trajtohet kjo çështje.

SHIKO MË SHUMË

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin...

Çështja e Sekretarit të Kuvendit, IKD: Kryesia arbitrarisht shpalli konkurs të ri, precedent i rrezikshëm, përgjegjësia fillimisht është mbi Haxhiun

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se refuzimi i Kryesisë së Kuvendit për...

Therje me thikë në Podujevë – Dy të plagosur, njëri i mitur, policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar

Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste të rënda që kanë ndodhur në...