Në Shtime një person kapet me substanca të dyshuara narkotike, një tjetër arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

PUBLIKUAR

 

Më datën 30.03.2026, rreth orës 23:00, njësia e patrullës së bashku me njësinë e hetimeve të stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit kanë hasur në një veturë të dyshuar me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit të personave dhe të veturës, policia ka gjetur 1.36 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe 4.67 gram të një substance tjetër të dyshuar, lloji i së cilës nuk dihet dhe e cila më pas është dërguar në laborator për ekzaminim. Gjithashtu është gjetur edhe një grinder (mulli) që shërben për përpunimin e substancave narkotike.
I dyshuari është identifikuar si L.I. (30 vjeç).
Lidhur me rastin është njoftuar Njësia Anti-Drogë dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Posedim i substancave narkotike”. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po në të njëjtën ditë, rreth orës 15:10, në rrugën “Sylejman Vokshi” në Shtime, patrulla policore ka arrestuar personin G.R. (25 vjeç), i cili ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së Gjykatës në Ferizaj për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 20 ditësh.

SHIKO MË SHUMË

Kurti mbërrin në Nju Jork, e presin diplomatët e Kosovës Ilir Dugolli e Blerim Reka

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Nju Jork të SHBA’së ku do të marrë...

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, rreth 2 mijë gjoba trafiku, dhjetëra aksidente

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 914 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit,...