Kjo është sasia e drogës që u kap dje në Lipjan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka tentuar të ndalojë një veturë të tipit Mercedes në Lipjan, për të cilën kishte informacione se po përdorej për shitje të substancave narkotike. Gjatë përpjekjes për t’u larguar, vetura ka goditur automjetin zyrtar të policisë dhe ka vazhduar ikjen.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë veturën dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është liruar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 24 qese të vogla me substanca narkotike, përkatësisht rreth 18.09 gram kokainë dhe 6.75 gram marihuanë.

Po ashtu, gjatë ndërhyrjes, një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe hetimet janë duke vazhduar.

SHIKO MË SHUMË

Incident në Lipjan: Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga policia

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lipjan, kur Policia e Kosovës...

Zhduket një person në Dobrajë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij viktima...

40 të mitur certifikohen në Qendrat Korrektuese dhe Edukuese në Lipjan

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të...