Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale, Mitrovica dhe Vushtrria me numrin më të madh të rasteve

PUBLIKUAR

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ka shënuar rënie gjatë muajit shkurt 2026 krahasuar me muajin janar.

Në nivel vendi, në muajin janar janë regjistruar gjithsej 16,110 familje përfituese, ndërsa në muajin shkurt ky numër ka rënë në 15,872 familje, që paraqet një ulje prej 238 familjesh.

Komuna me numrin më të madh të familjeve përfituese mbetet Mitrovica, me 1,521 familje në janar dhe 1,507 në shkurt. Pas saj renditen Vushtrria 965 në janar dhe 950 në shkurt, Gjakova  me 911 familje të cilat marrin ndihmë sociale në janar dhe 913 në shkurt.

Në kryeqytet, në Prishtinë, janë evidentuar 734 familje përfituese në janar dhe 724 në shkurt, duke shënuar një rënie të lehtë. Rënie të ngjashme vërehen edhe në komuna të tjera si Peja nga 888 në 878, Lipjani(nga 886 në 850 dhe Ferizaj nga 632 në 621.

Ndërkohë, disa komuna kanë shënuar rritje të lehtë të numrit të përfituesve. Gjakova ka regjistruar një rritje të vogël nga 911 në 913, Gjilani nga 455 në 456, Kaçaniku nga 455 në 458, si dhe Graçanica nga 51 në 55 dhe Ranillugu nga 172 në 180.

Komunat me numrin më të vogël të përfituesve mbeten Juniku, Mamusha dhe Parteshi, ku shifrat janë dukshëm më të ulëta krahasuar me komunat e tjera.

Këto të dhëna pasqyrojnë një trend të lehtë rënës në përfitimin nga skema e ndihmës sociale në nivel vendi, me luhatje të vogla nëpër komuna të ndryshme./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

IHMK-ja paralajmëron për erëra të forta në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një njoftim për kushte të paqëndrueshme atmosferike në...

Familja Ademaj i bën apel mediave: Mos shpërndani pamjet e motrës së ndjerë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca e radhës gjyqësore lidhur me...

Hoti nga Krusha e Vogël kërkon që Serbia t’i hapë arkivat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se...