Naim Murseli po vijon dëshminë e tij në akuzën për vrasjen e Liridona Ademajt.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarëve, Murseli po ashtu u shpreh se nuk është në dijeni se si arriti Kushtrim Kokalla në stacion policor.
“Po më intereson se cila është arsyeja që ti shkove me Kushtrimin ne “Swiss Diamond”; me i lanë fëmijët me shku me dajtë, e ti me shku në hotel?” pyeti gjyqtari.
“Kushtrimi s’ka bë kurrfarë pagese në hotel. Rezervimin e hotelit e ka bë Valoni. Të nesërmen unë kam shku në morg me Leonardin, dajën e tij dhe djalin e mixhës së tij. Gjatë kësaj kohe nuk jam taku me Granitin”, deklaroi Murseli.
Ai pohoi se me të shkuar në stacion policor nuk i është ofruar as ndihmë mjekësore, e as nuk iu përgjigjen kërkesës së tij për të thirrur ambasadën, pasi është shtetas i Suedisë.
“Sa i përket shkuarjes në morg, mu më janë konfisku 1350 euro. Vetëm deshta me sqaru se nga më kanë ardhë. Valoni m’i ka dhanë 2 mijë euro dhe pas morgut kemi shku me i bë përgatitjet, aty ku blihen arkivoli e gjërat e tjera. Kam bë pagesën dhe 1350 euro është kusuri i pagesës”, tha Murseli./IndeksOnline/


