Osmani për luftën e VV’së dhe PDK’së për një vend në KQZ: Po e presim vendimin e Kushtetueses se si të veprojmë

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media ka treguar se i ka drejtuar një kërkesë të dytë Gjykatës Kushtetuese sa i përket emërimit të anëtarëve të KQZ’së, meqë në kërkesën e parë të drejtuar si kërkesë për sqarim, Kushtetuesja s’ka pranuar të sqarojë sipas një standardi të ri të vendosur, shkruan Express.

Osmani ka treguar se LVV dhe PDK kanë kërkuar që t’iu emërohen më shumë anëtarë sesa që e lejon Kushtetuta, prandaj pritet që kjo çështje të sqarohet nga Gjykata.

“Janë kërkuar tre nga Vetëvendosja e janë emëruar vetëm dy, janë kërkuar dy nga PDK dhe janë emëruar vetëm një, pra janë kërkuar emërime më shumë sesa i lejon Kushtetuta. Meqë kjo nuk është sqaruar nga Kushtetuesja, kam kërkuar që të sqarohet. Kjo çështje ka qenë e paqartë për secilin president. Në momentin që sqarohet, vijohet me emërimin. Ende s’e ka sqaruar, s’ka marrë vendim.”, ka thënë Osmani.

“S’është që vetëm një anëtar i VV’së nuk është emëruar, është edhe një i PDK’së. Pra meqë aty është vetëm një vend dhe nuk i zë dy, duhet me e pyet Gjykatën se si të veprohet tutje”, ka shtuar tutje Osmani./Express/

SHIKO MË SHUMË

Miratohet projektligji për çmimet tavan

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve...

Haxhiu bën thirrje për reflektim: Vendit nuk i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetarja e kuvendit, njëherazi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar rreth...

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...