Ky është personi i arrestuar në Veternik, kërkohej nga Danimarka për vrasje

PUBLIKUAR

Personi i arrestuar sot gjatë operacionit policor në lagjen Veternik të Prishtinës dyshohet të jetë Liridon Fetahi, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Danimarkës, transmeton IndeksOnline.

Sipas të dhënave të publikuara në kërkim ndërkombëtar, Fetahi kërkohej për veprat penale “vrasje” dhe “lëndim i rëndë trupor”. Ai është me gjatësi rreth 183 cm, sy ngjyrë kafe dhe i lindur më 22 gusht 1998.

Tutje bëhet e ditur se ai ka shtetësi daneze dhe rasti ndaj tij është ende në hetim nga autoritetet daneze.

Arrestimi i tij në Prishtinë u bë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitë speciale, bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar (Red Notice) të lëshuar nga INTERPOL-i i Danimarkës.

Rasti po trajtohet në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa pritet që ndaj të dyshuarit të ndërmerren procedurat e mëtejme ligjore, përfshirë edhe procesin e mundshëm të ekstradimit./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...