Ndërron jetë ish-kryetari i Lipjanit

PUBLIKUAR

Ish- kryetari i komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë, kryetari aktual i kësaj komune, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Jashari.

“Puna dhe përkushtimi i tij në drejtimin e komunës do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës institucionale, duke reflektuar rolin e tij në përfaqësimin e interesave të qytetarëve, forcimin e administratës komunale dhe ndërtimin e bazave për zhvillim institucional dhe shoqëror”, ka shkruar mes tjerash ai.

Njoftimi i tij i plotë:

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, ngushëllon familjen Jashari për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari.

E nderuara familje Jashari,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ismajl Jasharit, i cili gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i Komunës së Lipjanit, në periudhën para luftës, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në udhëheqjen dhe zhvillimin e komunës.

Puna dhe përkushtimi i tij në drejtimin e komunës do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës institucionale, duke reflektuar rolin e tij në përfaqësimin e interesave të qytetarëve, forcimin e administratës komunale dhe ndërtimin e bazave për zhvillim institucional dhe shoqëror.

Kontributi i tij si ish-kryetar do të vlerësohet gjithmonë si pjesë e rrugëtimit dhe ndërtimit të institucioneve tona lokale.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të.

Zoti e mëshiroftë!

Imri Ahmeti

Kryetar i Komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...