Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi 807 dënime

PUBLIKUAR

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar edhe me persona të lënduar.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 42 aksidente trafiku. Prej tyre, 20 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 22 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se krahas menaxhimit të aksidenteve, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 807 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Policia e Kosovës vazhdimisht u bën thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve

SHIKO MË SHUMË

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...

Haziri: Presidentja aktuale s’kishte pranuar ta privatizonte KEDS-in, pastaj e bëri Mimoza-Kusari Lila

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur...