Rasti i Lipjanit: Ministria s’është në dijeni pse QPS i ktheu fëmijët te familja

PUBLIKUAR

Rasti i familjes së 5-vjeçarit nga Janjeva e Lipjanit që dyshohet se u keqtrajtua ka tronditur vendin. Prindërit janë arrestuar, ndërsa shteti ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme që të ndriçohet rasti edhe në aspektin e trajtimit nga institucionet.

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se në raportin që posedon për këtë rast, nuk e ka një arsyetim pse fëmijët i janë kthyer familjes.

“Më 25.09.2023, iu ka kthyer e drejta prindërve për fëmijët, në bazë të një raporti të QPS  e Lipjanit e ka bo, nuk e kam në raport pse e ka marrë këtë veprim. Por e kam një raport, që pas të dhënave të trajtimit e analizave, është marrë një vendim i tillë, pra një rekomandim. Posa të vjen raporti, ne do të marrim masat. “– tha Hoti.

Ai u pyet po ashtu për vizitat e Qendrës për Punë Sociale te kjo familje, por nuk pati përgjigje se kur ka ndodhur hera e fundit

 “Në raportin preliminar nuk specifikohet hera e fundit, por specifikon se edhe pas vitit 2023, ku fëmijët i janë kthy familjes, Qendra ka qenë disa herë në vizitë. Nuk e di herën e fundit. Raportin do ta shpalos. Njësia e Inspektimit ka kryer inspektime në bazë të ankesave. Por në rregulloren që do të formulojmë, do të kemi tri lloje te inspektimit.” 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...