Momenti i sikletshëm në La Liga: Mbrojtësi i Getafes e kap për organi gjenital Solrothin, gjyqtari e përjashton

PUBLIKUAR

Ndeshja e Atletico Madrid ndaj Getafes shkaktoi polemika në publik për shkak të një incidenti të pazakontë që ndodhi në minutën e 55-të.

Në qendër të vëmendjes ishte mbrojtësi i Getafes, Abdel Abqar, i cili e preku sulmuesin e Atleticos, Alexander Sorloth, në organin gjenitale.

Pas shqyrtimit të pamjeve nga VAR, gjyqtari Miguel Angel Ortiz Arias vendosi t’i japë Abqarit karton të kuq direkt.

Reagimi i Sorlothit nuk vonoi, pasi sulmuesi norvegjez rrëzoi mbrojtësin maroken në fushë, për të cilin mori një karton të verdhë.

Pas ndeshjes, Abqar u përpoq të shpjegonte situatën, duke thënë se nuk kishte qëllim ta prekte në atë pjesë norvegjezin.

“Dua ta bëj të qartë se nuk ishte qëllimi im ta prekja lojtarin në atë vend. Videoja tregon se as nuk po e shikoja kur e preka. Betohem se nuk kisha ndërmend ta prekja aty. Doja vetëm ta përkëdhelja në shpatull, siç bëhet shpesh në futboll”, deklaroi mbrojtësi maroken.

Sa i përket lojës, Atletico mori epërsinë që në minutën e tetë me një gol të Nahuel Molina, duke siguruar një fitore minimale 1-0. Me këtë triumf, skuadra e trajnerit Diego Simeone forcoi pozicionin e tretë në La Liga. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...