Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

PUBLIKUAR

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të lënduarit ndërkaq janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan – Prishtinë Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri  automjete. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që  me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, bëri të ditur Ahmeti për Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...