Ekstradohen në Kosovë dy persona nga Italia, njëri kërkohej për tentim vrasje e tjetri për vjedhje të rëndë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar për ekstradimin e dy personave nga Italia, të cilët kërkoheshin nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se i kërkuari A.B., kërkohej për veprën ‘’vjedhje e rëndë’’, ndërsa Xh.K., kërkohej për ‘’vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje’’, përcjell Express.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Italia për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar, pasi që të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë

Prishtinë, më 14 mars 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datat 12 dhe 13 mars 2026, kanë realizuar me sukses ekstradimin nga Italia për në Kosovë, të dy të kërkuarve përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe që të njëjtit ishin arrestuar nga autoritete italiane.

Me datë 12.03.2026, është realizuar ekstradimi i të kërkuarit A.B., pasi që nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ndërsa me datën 13.03.2026, është ekstraduar i kërkuari Xh.K., pasi që i njëjti nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, kërkohej për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”

Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Italiane.

Pas ekstradimit, të dyshuarit u dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizrenit përkatësisht Mitrovicës.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ndërron jetë babai i deputetit të Vetëvendosjes

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare Hajriz Hoti, babai i deputetit të Lëvizja Vetëvendosje,...

Pse ndodhi “çarja” me Vjosa Osmanin, kjo është përgjigja e Mimoza Kusari-Lilës

  Dekreti për shpërndarjen e kuvendit është jokushtetues, thotë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo...

Haxhiu: Largimi i “Kosovo” korrigjon një padrejtësi ndaj shtetit tonë*

Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të European Committee...