Arrestohet shtetasi turk në Lipjan, shpërndante materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

PUBLIKUAR

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka shkarkuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 11 mars 2026 rreth orës 13:20. I dyshuari mashkull është arrestuar pasi që  dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë materiale të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lipjan/11.03.2026-113:20.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës..

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...